back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeOda Ekonomike e Kosovës dorëzon kallëzim penal ndaj Bordit të ZRRE-së për...

Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon kallëzim penal ndaj Bordit të ZRRE-së për dëmtim të bizneseve: Cenuan interesin ekonomik publik

Të ngjajshme

Bie çmimi i naftës në tregjet globale

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po...

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende...

Ambasadori i BE-së takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Gjatë takimit me 4 kryetarët e rinj të kumunave...

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale ndaj Kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për, siç thotë, “dyshimin e bazuar se ata kanë kryer vepra penale”.

OEK i akuzon anëtarët e ZRRE-së për “mos-ekzekutimin e vendimit gjyqësor, keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, shkeljen e detyrimit zyrtar, mashtrimin në detyrë dhe cenimin e interesit ekonomik publik”.

“Ky veprim pason kërkesën e OEK-së drejtuar Bordit të ZRRE-së për reflektim dhe fillimin e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me qëllim kthimin e bizneseve të nxjerra me dhunë në tregun e lirë me çmimet e rregulluara. Megjithatë, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të injorojë dhe keqinterpretojë këtë aktgjykim, duke dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Kosovës, me fatura energjetike më të lartat në historinë e Republikës”, thuhet në njoftimin e OEK.

Oda Ekonomike e Kosovës thotë se “dorëzimi i kallëzimit mbështetet në aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Supreme, dokumentet dhe komunikatat zyrtare të ZRRE-së, si dhe materialet që dëshmojnë dëmin ekonomik të shkaktuar”.

“OEK mbetet e vendosur në misionin e saj për të mbrojtur interesat e biznesit dhe qytetarëve në Kosovë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz