Oda e Jasharajve, në përvjetorët e kaluar ka qenë e hapur si për liderë institucionalë por edhe për qytetarë, por sivjet nuk po ndodh e njëjta, njofton Klan Kosova.
Në krye të konakut në këtë odë, ka qëndruar vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, por që ky siç merr vesh Klan Kosova nuk është fare në vend tash e një kohë.
Pavarësisht që oda ka qenë e mbyllur, qytetarët kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave.
E deri në mesditë kanë qenë vetëm përfaqësuesit e subjektit politik Nisma, që kanë bërë homazhe para varrit të komandantit Adem Jashari dhe anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje.