back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeObduksioni nuk tregon nëse Art Kurti u vra apo u vetëvra

Obduksioni nuk tregon nëse Art Kurti u vra apo u vetëvra

Të ngjajshme

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...
- Advertisement -

Ka një javë qëkur Art Kurti, 23-vjecar, nga Gjakova ka vdekur në rrethana ende të panjohura. Organet e hetuesisë kosovare këtë rast e kanë cilësuar si vetëvrasje. Ndërkohë që raporti i autopsisë i bërë nga Mjekësia Ligjore, nuk saktëson nëse Arti ka kryer apo jo vetëvrasje. Ekzaminime të tjera nga ana e Prokurorisë lidhur me këtë rast pritet që të nisin së shpejti.

Vendi ku Art Kurti dyshohet se kreu vetëvrasje, fshati  Goden, për një kohë të gjatë kishte qenë vendi i tij i preferuar. Ai kohë pas kohë e vizitonte atë vend duke u kënaqur me pejsazhin e qytetit të Gjakovës, të cilin ia ofronte pamja nga lartë. E ishte pikërisht Godeni, vendi ku Arti dyshohet se i mori jetën vetës me një plumb në kokë.

Por, një javë pas kësaj ngjarje ende nuk dihet shkaktarët që e çuan 23 vjeçarin drejtë këtij akti. Ndërkohë që raporti preliminar i autopsisë së kryer në trupin e tij nuk saktëson nëse ai ka kryer vetëvrasje.

Kështu i ka thënë Gazetës Express, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Gjakove, Ali Selimaj.

“Ne jemi në fazën e hetimeve. Ende nuk e kemi marrë me shkrim raportin. Por me gojë ata na kanë thënë se nuk shkruan në raport nëse është vrasje apo vetëvrasje. Thuhet se vdekja ka ndodhur nga depërtimi i plumbit”, ka thënë Selimaj, duke paralajmëruar edhe hetime të tjera lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz