Obamës i vjen një ofertë për President!

Një tunizian, në dukje i pakënaqur me zgjedhjen e Donald Trumpit në presidencën e SHBA-së, është ngjitur sot në një prej monumenteve kryesore në Tuniz për t’i kërkuar Barack Obamës të qëndronte në postin e tij si president, por këtë herë për vendin e tij, theksoi Ministria e Brendshme tuniziane dhe dëshmitarë të ndryshëm.
”Tuniziani, i cili u ngjit herët në mëngjes në këtë kullë-orë prej 32 metrash në qendër të Tunizit ishte i dehur”, deklaroi një zyrtar i zyrës së shtypit të ministrisë.
“Ai u ngjit mbi orë dhe filloi të thërriste ‘kthehu tek ne Obama!”, tregon një dëshmitar.
Lexo edhe17 vendet “e fshehura” që duhet t’i vizitoni, mes tyre dhe një qytet shqiptar (Foto)
“Ai ka filluar të thoshte se nuk dëshironte një rikthim të Ben Aliut, diktatorit tunizian i rrëzuar me revolucion në vitin 2011 dhe më pas ka thirrur se dëshironte të kthehej Obama”, shprehet një polic që kishte qenë i pranishëm në këtë skenë.
“Ai ishte i pirë. Kolegëve iu është dashur shumë kohë për ta bindur të zbriste”, shtoi ai. /Telegrafi/














