Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është takuar me atë në largim, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka thënë se ata të dy, që kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar gjithmonë mes vete, kanë biseduar “për shumë çka, përfshirë edhe për disa vështirësi”.
Takimi ka zgjatur shumë më tepër se që ishte planifikuar, ka treguar Trump.
Ndërsa Obama ka thënë se biseda ishte “e mrekullueshme”, dhe se ishte i inkurajuar me dëshirën e Trump për të punuar me ekipin e tij në çështje me rëndësi.
Presidenti i SHBA-ve pohoi se është e rëndësishme që “të gjithë bashkë të ballafaqohemi me vështirësitë”.
Ai i ka thënë Trump-it se “do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar që të kesh shumë sukses”.