back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNxënësve në Kosovë iu mungon një hapesirë ku mund të raportojnë ngacmimin...

Nxënësve në Kosovë iu mungon një hapesirë ku mund të raportojnë ngacmimin seksual

Të ngjajshme

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Në Kosovë janë hartuar shumë ligje dhe rregullore, por përsëri fenomeni i ngacmimit seksual ka mbetur i patrajtuar si duhet. Rrjedhimisht, nuk ekzistojnë mekanizmat institucional që do të luftonin këtë dukuri.
Për më tepër, nuk ekziston asnjë institucion publik që të ketë zhvilluar politika kundër ngacmimit seksual në shkolla. Si pasojë e një gjendjeje të tillë kemi një numër të vogël rastesh të paraqitura përkundër, siç besohet, shtrirjes shumë më të madhe të kësaj dukurie.
Ngacmimi seksual është pjesë e jetës së përditshme në shkollat e mesme, dhe si e tillë natyrisht se është një çështje serioze dhe shumë e ndjeshme.
Ngacmimi seksual në shkollë mund të ketë pasoja shumë të rënda për individin e ngacmuar, ngase ngacmimi seksual në hapsira të tilla është një sjellje e natyrës së padëshirueshme seksuale që ndërhyn në të drejtën për të marrë një mundësi të barabarë arsimore..
Siguria në shkolla nuk është thjesht mundësia e ruajtjes së nxënësve nga konfliktet, ajo është mjedisi ku nxënësit mund të prosperojnë. Siguria kërkon qasje dhe kujdes të shtuar sidomos në arsim, kërkon vendosjen e një rendi ku garanton zhvillimin e lirshëm të nxënësve.
Nevojat, përceptimet dhe përvojat e ndryshme të nxënësve duhet të merren parasysh në proceset e reformës në sektorin e sigurisë, të cilat shpesh lënë jashtë vëmendjes pikëpamjet e nxënësve nëpër shkollat e mesme.
Mosraportimi i këtyre rasteve të ngacmimit seksual është si rezultat i asaj që nxënësit nuk kanë një hapësirë ku mund të adresojnë ngacmimin seksual dhe mungojnë mekanizmat që nxisin nxënësit për raportimin e ngacmimit në institucionet përkatëse.
Me një diferencë të konsiderueshme vajzat kanë më shumë gjasa se sa djemtë të jenë të ngacmuar seksualisht dhe natyrisht është një fenomen diskriminues që është i lidhur drejtpërdrejtë negativisht duke shndërruar shkollat në vende të presionit psikologjik të nxënësve.
Nxënësit çdo ditë në hapësirat publike të shkollave, hapësira e tyre personale është e shkelur nga mënyra të ndryshme të natyrës seksuale; qëndrojnë shumë afër, përdorin një gjuhë shumë intime dhe fyese ndaj tyre, ndiqen për kohë të gjatë, etj.
Ne duhet të bëjmë përpjekje në edukimin e vetëdijes shoqërore në lidhje me ndikimet që ngacmimi mund të ketë tek nxënësit, dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e nxënësve të shoqërisë tonë./Revista Barazia

Të Fundit

Sport

ShowBiz