Nxënës të komuniteteve të ndryshme vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë

Grupe nxënësish të komuniteteve të ndryshme në Mitrovicë, sot për së afërmi kanë vizituar objektet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.
Kjo vizitë u realizua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional dhe qasjes aktive ndërmjet Policisë dhe organizatës joqeveritare, ‘7 arte” në kuadër të projektit multietnik të titulluar ‘E ardhmja e sigurt për të rinj’, me ç’rast grupin e nxënësve në një takim i priti edhe zëvendësdrejtori rajonal i Policisë, major Nysret Mehmeti, i cili shprehi gatishmërinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm në qasje të përbashkët në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve në mbështetje të komunitetit dhe mekanizma tjerë ndërinstitucionalë.
Zëvendësdrejtori rajonal theksoi se aktivitetet e përbashkëta multietnike të të rinjve janë vlera universale, ku njëherit u zotua se Policia në vazhdimësi do të bashkëpunojë me OJQ dhe të rinj në fushën e edukimit, sensibilizimit, të dukurive negative, përfshirë sjelljet asociale, rreziku dhe pasojat nga substancat narkotike, si dhe krimet kibernetike.
Interesimi i nxënësve për të vizituar Policinë njëkohësisht përmbush edhe objektivat e tyre që buronin nga perspektiva e ligjëratave të mëhershme të zhvilluara nga Policia së bashku me OJQ ‘7 arte’.
Lexo edheDetaje të reja për të riun që u hodh mbrëmë nga ndërtesa në Mitrovicë
Gjatë vizitës së nxënësve në Polici ata janë njoftuar për punën policore, hapësirat e punës në objektin policor, qendrën e komunikimit, njëkohësisht zyrtarët policorë iu kanë ofruar informacione për punën rutinore policore, si dhe njohuri elementare për thirrjet emergjente, dërgimin e informacionit me kohë në fushën e parandalimit të hershëm etj. Gjithashtu nxënësve u është shpjeguar edhe për të drejtat dhe përgjegjësitë e të miturve.
Nxënësit gjatë vizitës pasqyruan njohuri të kënaqshme për punën, rolin e Policisë në fushën e sigurisë, si dhe rëndësinë e qasjes së përbashkët në parandalimin e dukurive negative.














