Nxehet zëvendësministri nga Drenica: A u kënaqët ju hastretxhinjë të LDK’së e të VV’së, ju argatë të dreqit e të birit
01

Lexo edhePas dorëheqjes së Haradinajt reagon Departamenti amerikan

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, shkruan Gazeta Metro.
Koci që vjen nga subjekti i PDK-së përmes Facebook ka ‘eskaluar’ me deklaratën e tij.
“A u knaqët ju hastretxhinjë të LDK-së e të VV-së, ju analistë e banalistë të shumë portaleve, ju fyes e mohues të vlerava të lirisë, ju nostalgjikë të së kaluarës, ju argatë të dreqit e të birit por kurr e vendit tuaj”, ka shkruar Koci.
Ai ka paralajmëruar se ‘hastretxhinjtë’ e tillë do ta kenë të shkurtë kënaqësinë dhe se çlirimtarët nuk mposhtën.

Lexo edhePas dorëheqjes së Haradinajt reagon Departamenti amerikan
“Çlirimtarët gjithmonë dalin fitimtarë!”,ka përfunduar Gani Koci.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme nga pozita e kryeministrit të Kosovës. Ai këtë vendim e ka marrë pas ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
