Nxehet gara në Drenas – Vetëvendosje e kandidon për kryetar vëllaun e ish-gjeneralit të UÇK-së

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas e ka vendosur kandidatin e saj për Kryetar të Drenasit në garën zgjedhore të 17 tetorit.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, anëtarësia e kësaj partie në degën e Drenasit, që drejtohet prej vitesh nga Shemsi Elezi, i ka dhënë mbështetje Fejzi Kiqinës.
Fejzi Kiqina është vëllau i dëshmorit të njohur, Gjeneral, Rasim Kiqina.
Burimet nga dega e VV-së ne Drenas kanë thënë se emri i Fejzi Kiqinës është dërguar në selinë e Albin Kurtit dhe pritet aprovimi nga kjo parti.
Në komunën e Drenasit, që aktualisht qeveriset nga PDK, pritet të zhvillohet një nga garat më interesante për kryetar të saj.

Lexo edheDrenasi bënë bashkë urologët nga Kosova dhe Shqipëria
Ramiz Lladrovci nuk ka marrë mbështetjen e Degës së PDK-së për të qenë kandidat i saj, por PDK-ja në qendër, në kohën sa Enver Hoxhaj ishte UD i Kryetarit të partisë, është deklaruar se Lladrovci mbetet kandidat, përkundër vullnetit të degës së partisë.
Dega e PDK-së në Drenas i ka dhënë mbështetje dhe e ka nominuar të riun Driton Ajazi, i cili vjen nga radhët e kësaj partie. Ai prej disa ditësh ka filluar prezantimin e ideve të tij për Drenasin.
Nga Konventa e 10 e PDK-së ku Memli Krasniqi u zgjodh kryetar, Ajazi ka postuar foto me kryetarin e ri të partisë.














