Me tensione e debate të shumëta po përcillet intervista e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përballë gazetarit kosovar, Berat Buzhala. Këta të dy kanë debatuar rreth Ramush Haradinajt të AAK’së, për të cilin Rama ka kërkuar të mos ia përmendin, shkruan Gazeta Metro.
Rama sot si i ftuar në Pressing ka folur rreth marrëdhnieve me Haradinajn, të cilin ka thënë se nuk e llogaritë fare.
“Ramushin mos ma përmendni fare, se nuk e llogaris fare. A e dini ju çfarë i ka bërë Ramush Haradinaj Kosovës, jo vetëm pse e vuri taksën. Ramush Haradinaj është një djal folklorik, unë s’am lidhje me folklor”, ka thënë ai.
Tutje, Rama ka thënë se kryeministri Haradinaj ka gënjyer lidhur me deklaratat se Rama-Thaçi-Vucic po punojnë për ndarjen e Kosovës.
“Unë nuk po e fyej, ju s’po kuptoni çka është fyerja. E keni gabim, e vërteta është shumë e thjesht, unë kryeministrin Haraidnaj e kam respektuar shumë, por ai ka gënjyer për darkën miqësore me Thaçin”, tha kryeministri shqiptar.
Kujtojmë se Rama-Haradinaj kohëve të fundit kanë pasur marrëdhënie të tensionuara, madje ky i pari e ka paditur ish-kryeministrin kosovar për shpifje./gazetametro.net