BallinaLajmeNxehet debati mes Kryeministrit Hoti dhe Kryeparlamentares Osmani, Osmani: Kryeministër, mos më...

Nxehet debati mes Kryeministrit Hoti dhe Kryeparlamentares Osmani, Osmani: Kryeministër, mos më quaj mua “e shkretë”

Të ngjajshme

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

KOSOVAAAAAAAA!!!! MUSLIJAAAAAAAAA 2:3!!!!

Kosova ka arritur të shënoj golin e tretë kundër...

Ukraina godet rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi

Ukraina ka shënjestruar rafinerinë e naftës ”Kirishi” pranë Shën...

GOOOOOOOOOOOOOOOOL!!!!! KRESHNIK HAJRIZI “IA QET FLAKËN” BRATISLLAVËS!

Kosova ka arritur të shënoj golin e katërt kundër...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kohës sa mori fjalën në foltoren e Kuvendit e ndërpreu fjalimin duke i thënë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, të mos e quaj “e shkretë”.

Duket se kryeministri i Kosovës ka thënë diçka ku thuhej shprehja “E shkreta”. Kjo për shkak se vet Hoti nuk e mohoi, por tha se nuk e kishte me Osmanin.

“Zoti kryeministër, mos më quaj mua e shkreta. Mos lësho fjalë të tilla se është e padinjitetshme”, është shprehur Osmani.

“Nuk e kisha me juve”, i ka thënë Hoti kryeparlamentares po aty.

Ndërkohë që pas fjalimit të Osmanit, Hoti doli në foltore dhe tha se “Për keqkuptimin tonë në foltore, ta dini se unë e them hapur çfarëdo qoftë pa e thënë në asnjë formë tjetër”, ka thënë Hoti.

Tutje, Osmani tha se një gjuhë e tillë përdorej në kohën kur kryeministër ishte presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi.

“Një gjë e tillë bëhej nga ish-kryeministri Thaçi sa herë diskutohej për dialogun”, përfundoi Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz