Nuredin Lushtaku u qon selame Kadri Veselit dhe Sami Lushtakut
BILLI
Lexo edhePremtimi i Kadri Veselit mund të çojë në përqarje të madhe në bastonin e PDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i kishte premtuar ish-deputetit, Nuredin Lushtakut se në zgjedhjet e komunale të tetorit do ta kandidoj për kryetar të komunës së Skenderajt.
Por dalja nga burgu e kryetarit aktual, Sami Lushtakut, duket se kanë thyer premtimin e kryetarit të PDK-së.
Në një prononcim për gazetën Blic, ish-deputeti Lushtaku ka thënë se Veseli i ka premtuar Sami Lushtakut nominimin për kryetar të Skënderajt. E kjo nuk i ka përqyer ish-deputetit që po mendon për një hakmarrje ndaj Sami Laushtakut dhe Kadri Veselit.

Lexo edhePremtimi i Kadri Veselit mund të çojë në përqarje të madhe në bastonin e PDK-së
“Nëse mirret ndonjë vendim, pra nëse kandidohet Samia, unë jam kundër asaj dhe kush do që është kundër kësaj unë jam kundër atyre.
Unë ose do të garoj vet si i pavarur ose kush do që është i interesuar unë do të bëhem me ta”, u shpreh ai./Drenicapress/