back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeNuredin Lushtaku rikthehet në PDK, Ideal’i përmbyll veprimtarinë e tij politike –...

Nuredin Lushtaku rikthehet në PDK, Ideal’i përmbyll veprimtarinë e tij politike – i bashkohet kësaj partie

Të ngjajshme

LDK në Kamenicë prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka bërë...

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira...

Zjarret në Shqipëri, bashkive u mungojnë zjarrfikësit, numri i tyre 25% më pak sesa standardi ligjor

Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente...

Europa e bashkuar para takimit Trump-Putin, për Ukrainën

Jubileun e 100 ditëve në pushtet në fakt kancelari...

Nuredin Lushtaku është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Abelard Tahiri, deputet i kësaj partie, ka bërë të ditur se subjekti politik ‘Ideal’ i udhëhequr prej Lushtakut është bashkuar PDK-së.

Deputeti ka njoftuar edhe se ‘Ideal’ do të përmbyll veprimtarinë e tij politike, dhe se, personalitetet që kanë qenë pjesë e këtij subjekti i bashkohen PDK-së.

Postimi:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj iu bashkua edhe subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar në këtë komunë. Ky subjekt udhëhiqej nga njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nuredin Lushtaku.

Pjesë e këtij subjekti kanë qenë shumë gra e burra që kanë dhënë kontribut të çmuar e të pandërprerë për Skenderajn dhe Kosovën. Nga sot, këto personalitete i bashkohen PDK-së, ndërsa subjekti “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike. Në zgjedhjet e 12 tetorit, ata do të mbështesin kandidatin e PDK-së për Kryetar të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtakun.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku!

Pata kënaqësinë që në këtë aktivitet të jem së bashku me deputetin Përparim Gruda dhe anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti.

Na priftë e mbara!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz