Janë numëruar 94.42 % e votave në të gjithë territorin e Kosovës, ku partia e parë fituese është Lëvizja Vetëvendosje.
Vetëvendosje po prinë me 194.128 vota apo 25,72%, më shumë se 5 mijë e 200 vota para vendit të dytë, LDK’së.
Në vendin e dytë vjen LDK me 188.883 vota apo 25,02%, kësht duke lënë mbrapa PDK me 160.401 vota apo 21,25%.
Në vendin e katërt është koalicioni AAK-PSD me 87.303 vota apo 11,57%, kurse pas saj menjëherë është Lista Serbe me 47.548 vota apo 6,30%.
Kujtojmë se NISMA-AKR nuk po mundet të kalon pragun zgjedhor ku ka vetëm 37.354 vota apo 4,95%.