back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeNumërimi i votave në Gjilan drejt fundit, Alban Hyseni falënderon qytetarët për...

Numërimi i votave në Gjilan drejt fundit, Alban Hyseni falënderon qytetarët për mbështetjen

Të ngjajshme

Kevini jep motiv, feston pesë muaj pa alkool

Kevin Edmond, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”,...

Çka vodhën në vlerë milionëshe hajdutët e Luvrit

Persona të panjohur që hynë me forcë në Luvër...

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

Në një rajon ku siguria është e brishtë, çdo...

​VV-AAK bashkohen kundër LDK-së në balotazhin e 9 nëntorit në Fushë-Kosovë

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit të 139 nga 146 vendvotime në Komunën e Gjilanit.

Bazuar në këto rezultate, Alban Hyseni i VV-së prin i pari me 49.82% të votave, ndërkaq pritet edhe numërimi i vendvotimeve të fundit për t’u parë nëse në këtë Komunë do të ketë balotazh.

Në lidhje me këtë rezultat, ka reaguar Hyseni përmes një postimi në Facebook.

“Përkrahja e madhe nga qytetarët e vendit tim dhe mërgata që na ka votuar përmes postës, dhe duke ardhur në Kosovë ditën e zgjedhjeve, është nder e përgjegjësi e madhe për mua dhe Lëvizjen”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se punë të mëdha i presin.

“Punë të mëdha na presin, andaj mobilizimi ynë është fuqia e madhe që ka triumfuar në secilën garë, e me të njëjtin intensitet do të vazhdojmë edhe më tutje BASHKË me secilin prej jush”, vijon ai. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz