back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeNuman Balic: Në koalicion pas zgjedhor me PDK-AAK-Nisma

Numan Balic: Në koalicion pas zgjedhor me PDK-AAK-Nisma

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Konsiderojmë se koalicioni SDA-BSDK-a do të ketë mjaft vota në zgjedhjet e 11 qershorit, dhe të ketë së paku një vend në Parlamentin e Kosovës. Ne do të ndërpremë monopolin e VAKAT, dhe partive tjera, të cilët në dy mandatet e fundit na kanë zënë vendet. Po ashtu e kam të qartë që në bazë të raporteve të mira që kemi pasur me AAK sidomos në rajonin e Pejës, ne do të mbështesim koalicionin AAK-PDK-NISMA, Kështu ka deklaruar Numan Balic, kryetar i partisë boshnjake SDA.

Për shkak të raporteve miqësore dhe partiake në rajonin e Dukagjinit ne do të mbështesim koalicionin PDK-AAK dhe Nisma dhe mbështesim Ramush Haradinaj, jo vetëm si lider të AAK por edhe si kryeministër të ardhshëm, duke e mbështetur me qëllimin që të realizohen të gjitha të drejtat e komuniteteve shumicë dhe pakicë dhe në mesin e tyre boshnjakëve”, kështu ka deklaruar Balic, në një intervistë për Kosova Info.

Ai ka theksuar se asnjë nga koalicionet sado që do të votohet, vlerësimet janë se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, do të fitojnë në mes 52 dhe 55 për qind të votave.

Kurse, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai ka thënë se nëse populli shqiptar nuk do lëshime për demarkacionin, ne do të mbështesim qëndrimin e tyre.

“Nëse vjen deri te kompromisi dhe marrëveshja me BE dhe Qeverinë e Mali i ZI, ne do të jemi të gëzuar të arrihet marrëveshja”, ka thënë ai.

Kliko këtu për ta lexuar intervistën e plotë

Të Fundit

Sport

ShowBiz