Ish finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu ka shprehur dyshime se dikush mund t’i ketë bërë magji të zezë në banesën e saj.
Këtë e bëri të ditur gjatë një bisede live në TikTok me Malësoren, të cilën e pyeti këtë të fundit nëse besonte në ‘sehire’.
Pavarësisht se përgjigjja e Malësores ishte “jo”, Xheneta tregoi për disa rrethana të çuditshme me të cilat është përballur në banesën e saj.
“Se mua po më doket që dikush më ka bë diçka në këtë banesë se si vij në shtëpi ‘tem’, unë kurrë nuk ‘flej’ rehat. Natën shoh ëndrra, kur i shoh ata njerëz, që kurrë si kam pa”, i thoshte ajo Malsores, derisa kjo iu përgjigj se mund të jenë: “Hasëm”.
@shikotani#fyp#viral#shqiptaretneperbote🇦🇱🌍#xhenki♬ originalljud – ShikoTani
“Kudo që shkoj në pushim, në hotel, në Shqipëri ose me ndonjë banesë të një shoqeje, unë gjithmonë flej normal”.
“Njerëz kam hall të madh unë, e kam ‘thirrë’ një pastruese, edhe unë edhe ajo ‘dyat’ bashkë. E kam fshi në t’tona anët mos m’ka qitë dikush ‘najsen’ në shpi, e ‘kurgjo’. ‘Sum flen’, shoh ëndrra 500 njerëz brenda një nate i shoh”