back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajme“Nuk përmban asnjë arsye për refuzim të çertifikimit” – Ky është vendimi...

“Nuk përmban asnjë arsye për refuzim të çertifikimit” – Ky është vendimi i plotë i PZAP-it për Listën Serbe

Të ngjajshme

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

A ka bërë Serbia zyrtarisht ofertë për blerjen e...

Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermierë

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr janë të...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dje ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Me këtë vendim, PZAP e ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, në të cilin KQZ kishte refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për shkak të vlerësimit se disa kandidatë nuk i përmbushnin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.

Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm që kandidatët në fjalë janë në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të bëjë certifikimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Këtu e keni vendimin e plotë të PZAP-it për Listën Serbe

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz