back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëNuk ndalen sukseset shkollës profesionale Qendra e Kompetencës, fiton projektin mbi gjysmë...

Nuk ndalen sukseset shkollës profesionale Qendra e Kompetencës, fiton projektin mbi gjysmë milioni euro nga Banka Gjermane KFW (FOTO)

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Viteve të fundit shkolla e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, është bërë shpesh herë lajm në mediat tona kombëtare, për sukseset e arritura e sidomos me kushtet e standardeve europiane që ofron kjo shkollë. Sërish gjatë ditës së sotme shkolla profesionale ka arritur të fitoj një projekt shumë të rëndësishëm me vlerë 579.975 € nga Banka Gjermane për Zhvillim -KFW. Ky projekt është hartuar nga stafi i shkollës profesionale, ku këto mjete do të shfrytëzohen për blerjen e teknologjisë së fundit smart për profilet: Arkitekturë, Zdrukthëtari dhe Metal Punues, shkruan Drenica Press.

Me rastin e fitimit të këtij projekti, vlerësim dhe mirënjohje për suksesin e arritur ka shprehur edhe drejtori i DKA s në Skenderaj, Kastriot Duraku,

Ndërkaq drejtori i shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës”, Armend Barjaktari, shprehu falenderimet për vlerësimin meritor nga donatori Banka Gjermane për Zhvillim -KFW, për ekipin punues të profesorëve të shkollës, partnerët e këtij projekti dhe gjithë nxënësit e kësaj shkolle.

Ai tutje shtoi se:” Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër, partner të brendshëm e të jashtëm ju njoftojmë se sot në një ceremoni zyrtare në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë u bë shperndarja e qmimeve Award për ketë projekt i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim -KFW, ne ketë rast ne si Shkollë jemi fitues i projektit ne konzorcim me 3 ndërmarrje: Daci Metal Construction, Aktiv SH.P.K dhe Woodprocesing Association of Kosovo. Vlera e projektit është 579.975 €.
Falenderim i veçantë ekipin punues ne projekt nga Shkolla dhe mbështetjen nga partneri ynë Gjerman GIZ, gjithashtu edhe ndërmarrjet qe janë pjesë e konzorciumit me te cilat do ta realizojmë projektin ne 3 vitet e ardhshme.
Ky projekt ju dedikohet nxënësve të Shkollës sonë ne 3 profile: Arkitekturë, Zdrukthëtari dhe metal punues.
Suksese të gjithëve.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz