back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSport“Nuk kthehem te Kombëtarja, edhe nëse babai im bëhet trajner!”

“Nuk kthehem te Kombëtarja, edhe nëse babai im bëhet trajner!”

Të ngjajshme

Huazimi i Samir Nasri ka qenë një mesazh për trajnerin e Francës, Didier Deschamps, por mesfushori në pronësi të Manchester City nuk ka ndërmend të rikthehet me ekipin përfaqësues, nga ku ka kohë që është tërhequr. “Nuk do të kthehem te Franca, edhe nëse babai im bëhet trajner, – tha ai. – E kam thënë 100 herë dhe jam dikush që e mban fjalën e dhënë. Kur them diçka nuk ndryshoj mendim.” Nasri dhe Deschamps kanë pasur disa debate ndër vite dhe futbollisti nuk është grumbulluar më që nga gushti i kaluar.
Futbollisti i huazuar nga City është kthyer sërish në formën ideale në kampionatin spanjoll dhe rilindja e tij ka qenë meritë e trajnerit të ri me të cilin po punon. Jorge Sampaoli ka nisur ta aktivizojë si mesfushor qendre, një pozicion që i jep mundësinë futbollistit francez të organizojë lojën. Samir Nasri tha: “Te Marseja kam luajtur si mesfushor qendre, ndonjëherë edhe i tërhequr prapa, ndonjëherë më i avancuar. Eshtë një pozicion të njoh mirë.”
“Vetëm kur shkova te Manchester City dhe për një kohë të shkurtër te Arsenal kam luajtur si sulmues krahu, pozicioni im i preferuar është në qendër dhe falënderoj trajnerin Sampaoli për mundësinë që më ka dhënë të drejtoj lojën e Sevilla,” – deklaroi Nasri, i cili e ka nisur sezonin me tre gola në tetë ndeshje. Sevilla është një pikë larg kreut në La Liga dhe thuajse e ka siguruar kalimin në 1/8-t e finaleve të Champions League./telesport.al/

Image result for samir nasri france

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz