Nuk ka pushim, Kosova zhvillon edhe një stërvitje para ndeshjes me Irlandën
dp

Lexo edheSalah mban fjalim: Kemi lojtarë të nivelit të lartë, mund të arrijmë suksese me Egjiptin

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të enjten në orët e paradites stërvitjen e fundit para përballjes me Irlandën, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Seanca stërvitore është zhvilluar me ngarkesë të ulët fizike, ndërsa fokusi kryesor ka qenë te përgatitjet taktike për sfidën e sotme.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, gjatë kësaj seance u ka dhënë futbollistëve udhëzimet e fundit taktike dhe ka punuar në detajet që pritet të aplikohen në përballjen ndaj Irlandës./Indeksonline/

Lexo edheSalah mban fjalim: Kemi lojtarë të nivelit të lartë, mund të arrijmë suksese me Egjiptin