Nuk ka nevojë të flini me bigudina; kështu mund të keni flokë me onde shumë thjeshtë

Bigudinat janë një mjet që përdornin dhe gjyshet tona sidomos ato me nxehje apo ato që duhen mbajtur gjithë natën. Me gjithë inovacionet dhe teknologjitë e reja që kanë dalë për stilim e flokëve është koha që të hiqni dorë nga bigudinat.
Lani flokët tuaj ashtu siç bëni zakonisht dhe më pas thajini me peshqir duke i lënë shumë pak të njoma. Ndajeni me vizë në mes dhe lidhini flokët dy bishta. Më pas duke i rrotulluar ato lidhini bashkë. Kur ato të jenë tharë plotësisht lëshojini dhe do të shihni disa onde shumë natyrale.

Duke përdorur një bluzë pambuku: Lani flokët siç bëni zakonisht, gjithmonë duke zgjedhur shampon dhe balsamin që i përshtatet llojit tuaj të flokëve. Thajini me peshqir duke i masazhuar me lëvizje rrethore në gjithë sipërfaqen e skalpit dhe jo duke i shtrydhur siç bëni me veshjet. Merrni një T-shirt, peshqir me mikrofibra ose bluzë pambuku me mëngë të gjata dhe shtrojeni mbi një tavolinë.
Këshillohet të përdoret bluza me mëngë të gjata pasi mbledh të gjithë flokët. Pasi e keni shtrirë mbi tavolinë, ulni kokën dhe shtrini flokët mbi bluzën e pambukur dhe me anë të disa rrotulimeve siç bëjmë me letrën e karameleve mbështillni gjithë flokët. Mbajini ashtu për disa orë, më pas hiqni bluzon dhe kaloni gishtat mbi flokë duke i masazhuar. Thani kokën në temperaturë ambienti dhe sipas dëshirës mund të përdorni ose jo llak flokësh. Rezultati do ju lërë shumë të kënaqura, si dhe mbi të gjitha është diçka e thjeshtë dhe praktike.


Lexo edheKujdesuni për flokët tuaj nga djegia e diellit duke marrë këto masa mbrojtëse
Në këto ditë të nxehta vere, shumë femra janë në mëdyshje rreth gjithçkaje që lidhet me pamjen e tyre të jashtme; duke filluar që nga veshjet që duhet të përdorin, nëse duhet të vendosin ose jo make up e deri tek flokët. Sigurisht që për shumë prej jush, zgjidhja më praktike është një e kapur bisht kali ose edhe një topuz majë kokës për të përballuar sa më mirë vapën, por nëse ju duhet të merrni pjesë në ndonjë event dhe doni të ndryshoni look-un tuaj, përse të mos i lejoni disa kaçurrela ose onde deti.
Sigurisht që për t’i patur nuk duhet të mendoni se zgjidhja e vetme janë bigudinat e mëdha dhe të bezdisshme, masha apo dhe teknikat e çuditshme të mamave me letra e rripa pambuku. Living ju prezanton me tre zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta që mund t’i provoni në çdo kohë.














