BallinaSportNuk ka lëndim për Amir Abrashin

Nuk ka lëndim për Amir Abrashin

Të ngjajshme

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Lajme të mira nga Gjermania për Amir Abrashin. Skaneri i kryer në kokë, konfirmoi gjendjen e mirë shëndetësore të mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Abrashi u lëndua në stërvitje, pasi u përplas në shtyllën e njërës portë me kokë dhe stafi mjekësor i Freiburg mori masa, duke e lënë pushim dhe lojtari iu nënshtrua kontrolleve të specializuara për të kuptuar nëse ai episod i kishte shkaktuar ndonjë traumë të mundshme.

Pas pothuajse dy javësh nën vëzhgimin e mjekëve, 26-vjeçari mori edhe lajmin e mirë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, të transmetuar më pas edhe në mediat më të rëndësishme gjermane, klubi i Freiburg njoftoi se “skaneri nuk evidentoi asnjë dëmtim në kokën e mesfushorit”.

Zyrtarët e skuadrës së Bundesligës bën gjithashtu të ditur se “së shpejti mesfushori shqiptar do të kthehet në stërvitje, megjithatë ende nuk është përcaktuar një datë e saktë”.

Abrashi ishte shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Freiburgu, që pas tetë javëve të para në Bundesligën gjermane pozicionohet në vendin e tetë.

Lojtari që njihet edhe me nofkën “Pitbulli” ka luajtur 6 ndeshje në këtë sezon, ndërsa në dy javët e fundit prej goditjes së pësuar në kokë u detyrua të qëndronte pushim. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz