back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeNuk iu përgjigj ftesës tri herë, Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Goran...

Nuk iu përgjigj ftesës tri herë, Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e Goran Rakiqit për barrikadat në veri

Të ngjajshme

BKK pjesë e Kongresit Botëror të Bibliotekave dhe Informacionit

Dje ka filluar Kongresi Botëror i Bibliotekave dhe i...

Aktakuzë për grabitje në Pejë/ Katër persona në gjykim për dhunë dhe përdorim armësh

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Ka vdekur 23-vjeçari i cili ra në kontakt me...

Miliona shikime, pak pëlqime, Arbenita dyshon te Instagrami?

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit...

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës të lëshojë urdhër-arrest ndaj Goran Rakiqit, ish-kryetar i Listës Serbe.

Kjo është konfirmuar për Reporterin nga zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Nora Luta. Ajo tha se Rakiq “është ftuar tri herë, por nuk është paraqitur, fillimisht duke arsyetuar mungesën me probleme shëndetësore, ndërsa për dy ftesat e tjera nuk ka dhënë ndonjë arsyetim”.

Arsyeja ka të bëjë me vendosjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit, gjatë vitit 2022, kur Rakiqi ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Me qëllim të sigurimit të prezencës së G.R, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij”, thuhet në përgjigjen për Reporteri.net.

Nga Prokuroria gjithashtu konfirmuan se tashmë veçse ka përfunduar intervistimi i të pandehurve Zllatan Ellek, Igor Simiq dhe Sllavko Simiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz