back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeNuk iu përfillën kërkesat për rroga, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Nuk iu përfillën kërkesat për rroga, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Të ngjajshme

Ambasada amerikane me një iniciativë të re në Pejë, ja për çka bëhet fjalë

Një ekip nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë qëndruan...

Policia jep detaje të reja nga rasti i të moshuarave në Junik: U njoftuam nga qytetarët

Dje rreth orës 15:15, Policia e Kosovës është njoftuar...

ShBA miraton shitje armësh prej 11 miliardë dollarësh për Tajvanin

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një paketë shitjeje armësh...

Humbi vetëdijen, Alba përfundon në Spitalin Amerikan

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë ditës së...

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste për javën e ardhshme.

Kryetari i kësaj sindikate Nexhat Llumnica ka konfirmuar për Klan Kosova se ata do të kërojnë rritje të pagave si dhe pagën e 13-të.

Ai mes tjerash ka theksuar se nëse nuk iu merren parasysh kërkesat, do të mbajnë edhe grevë.

“E nëse edhe kjo e radhës nuk përfillet nga KEK, do të ndërmarrim masa ligjore dhe do të vazhdojmë drejt grevës”, shtoi Llumnica.

Protestë për kërkesa të njëjta, ata zhvilluan edhe rreth një javë më parë.

Ditë më parë, KEK-u pas një takimi të mbajtur me përfaqësues të sindikatave, sa i përket kërkesës për pagën e 13-të dhe rritjen e pagave, u sqarua se gjatë këtij viti KEK ka zbatuar projektin e modernizimit të turbinave, një proces që ka zgjatur rreth 5 muaj. Si rezultat, ky projekt ka ndikuar drejtpërdrejt në të hyrat e korporatës.

“Për rrjedhojë, gjendja aktuale financiare dhe korniza ligjore nuk e mundësojnë aprovimin e kësaj kërkese, pavarësisht gatishmërisë sonë për ta shqyrtuar atë me seriozitet”, është thënë mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë takimit, nga përfaqësuesit sindikal është kërkuar që punonjësit të njoftohen në mënyrë më të detajuar lidhur me situatën reale financiare dhe operative të korporatës. Në këtë drejtim, u theksua se, përveç sigurimit shëndetësor dhe shujtës së dinjitetshme, së shpejti do të përfundojë edhe procesi i vlerësimit të rrezikshmërisë në punë — një proces me kosto të konsiderueshme, nga i cili do të përfitojnë të gjithë punonjësit sipas vlerësimit të vendit të punës”.klankosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz