Komunat veriore në Kosovë, Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçan nga 12 tetori do të udhëhiqen nga kryetarë që vinë nga Lista Serbe dhe jo nga ata shqiptarë që u udhëhoqen për 2 vite.
Meqë zgjedhjet për kryetarë komune, dy nga ish kryetarët e këtyre komunave, saktësisht ai i Zubin Potokut dhe ai i Leposaviqit, i kanë hyrë një gare tjetër. Ata do të kandidojnë për deputetë.
Izmir Zeqiri do të kandidoj në listën e PDK-së me numër 94.

Lulzim Hetemi do të jetë kandidat i VV-së me numër 83, shkruan lajmi.net.

Të dy këta kandidatë kanë humbur garat për kryetarë komunash duke marrë shumë pak vota. /Lajmi.net/