BallinaLajme“Nuk i nënshtrohemi pazareve politike” – LDK në Vushtrri kundër marrëveshjeve jashtë...

“Nuk i nënshtrohemi pazareve politike” – LDK në Vushtrri kundër marrëveshjeve jashtë vendimeve të Kryesisë Qendrore

Të ngjajshme

Zbulohet magazina me drogë në Shijak, bien në pranga 4 persona

Policia e Durrësit këtë të diel ka vënë në...

Vinicius në dyshim, shqetësim i madh në Madrid

Real Madrid përballet me një seri ndeshjesh shumë të...

Pamje apokalipsi në Prishtinë, shembet rruga

Një rrugë është shembur në Prishtinë, përkatësisht në rrugën...

Ekspozita për masakrat, OVL-UÇK të proteston të hënën para Kuvendit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të...

Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bën të ditur...

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka dalë me qëndrim kundër çdo marrëveshjeje që bie ndesh me Statutin e partisë dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore.

Deputetja e LDK-së, njëherësh anëtare e Kryesisë Qendrore dhe nënkryetare e Degës në Vushtrri, Rreazara Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se së bashku me ish-kryetarin e Degës, dr. Hysni Gërguri, ka zhvilluar një takim me strukturat lokale të partisë për të analizuar situatën politike të krijuar.

Ajo ka theksuar se nga takimi u shpreh qëndrim i qartë dhe i bashkuar se:

“Çdo veprim apo marrëveshje politike që bie ndesh me Statutin e LDK-së dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së në Vushtrri.

LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike, as marrëveshjeve të bëra në kundërshtim me interesin e qytetarëve.

LDK do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë, të zhvillimit e të dinjitetit të saj, jo pjesë e kalkulimeve që dëmtojnë qytetin tonë dhe strukturat tona.

LDK qëndron fuqishëm për qytetarët, për Vushtrrinë, për Kosovën!”/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz