Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”.
Balje, përmes një postimi në facebook ka ironizuar duke ju thënë mirëmëngjes vetëm atyre që e dinë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg.
“Mirëmëngjes atyre që e dinë se karakteri dhe parimet tregohen në jetë, në punë dhe në treg. Dhe atyre që nuk e dinë këtë – qoftë kafeja pa sheqer”, ka shkruar Balje./IndeksOnline/
