Burime të Gazetës Express kanë mësuar se në takimin që është zhvilluar në zyrën e Presidentit të Kosovës me zyrtarë të lartë të administratës së Trump, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të qëndrimit rreth taksës nga ana e Kryeministrit.
Haradinaj ka dalë i pari nga takimi. Ndërkohë që amerikanët dhe Thaci kanë vazhduar të qëndrojnë edhe më tej në Zyrën e Presidentit.
Pak minuta më vonë është përmbyllur takimi mes Thaçit dhe delegacionit.
Kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë se çka u diskutua në takim, duke thënë se flet nesër.


