Nuk është kurrë vonë! Realizon ëndrrën në moshën 70-vjeçare

Në fillim të kësaj jave, një grua 70-vjecare nga Arabia Saudite realizoi ëndrrën e saj më të madhe. Më në fund, ajo mësoi ti jepte makinës.
Edhe pse dështoi dy herë, Sabeeha Al Fakhr refuzoi të heqë dorë nga mësimi. Në provën e tretë, ia doli të merrte patent shoferi dhe tani lëviz me makinë në qytetin e saj, Al Qateef.
“Unë dështova dy herë, por në fund ia dola. Nuk u dorëzova asnjëherë. E dija që herën e parë nuk do kaloja se isha shumë nervoze. Pasi u trajnova në Bahrain, nuk kisha dikë që të më mësonte praktikën kështu që mësova veten”, tha ajo.

Lexo edheU tallën me të kur bleu këtë garazh të braktisur, kur e hapi të gjithë u habitën
Vendosmëria e gruas për të pasur sukses nuk ishte vetëm për drejtimin e makinës, por edhe për tu arsimuar.
“Edhe pse u martova e re, burri im më ndihmoi të arsimohesha dhe kurrë nuk hoqa dorë derisa u diplomova për kontabilitet”, tha ajo për mediat arabe.














