back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNuk e respektuan Kushtetutën në ligjin për konfiskimin e pasurisë, Sallahu sulmon...

Nuk e respektuan Kushtetutën në ligjin për konfiskimin e pasurisë, Sallahu sulmon Gjykatën për vonesë por e mbanë gojën mbyllur për shkeljet e bëra nga Partia e tij

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar ashpër pas pranimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar vonesën e vendimit si joligjore, joprofesionale dhe joetike.

Sallahu tha se aktgjykimi është pranuar pas më shumë se një viti, ndërsa Gjykata ka konstatuar shkelje procedurale gjatë miratimit të projektligjit në Kuvend, çka ka bërë që ai të kthehet sërish për miratim. Ai akuzoi Gjykatën se ka tejkaluar afatet ligjore dhe se vonesa ka cenuar kompetencat kushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit në procesin ligjvënës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, në reagimin e tij publik, ministri nuk ka adresuar shkeljet procedurale të evidentuara nga vetë Gjykata Kushtetuese gjatë miratimit të ligjit nga partia e tij. Në vend të kësaj, ai ka fokusuar kritikat ekskluzivisht ndaj Gjykatës, duke lënë pa sqarim përgjegjësinë institucionale për gabimet në procedurë.

Sallahu ka përfunduar se, pavarësisht pengesave, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të nisë këtë vit, duke e paraqitur vendimin e Gjykatës si vonesë teknike dhe jo si pasojë e mangësive në procesin ligjvënës.

Postimi i plotë:

Pas 1 vit 3 ditësh pranuam aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gjykata pas shkeljes së afateve ligjore, konstatoi se ka shkelje procedurale të miratimit të projektligjit përkatës në Kuvend, andaj serish duhet t’i kthehet Kuvendit për miratim.
Është joligjore, joprofesionale dhe joetike, që një ligj kaq me rëndësi për luftimin e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve publik të mbahet në sirtarët e Gjykatës me shumë se një vit vetëm për çështje procedurale!
Vonesa të tilla, cenojnë kompetencat eksluzive kushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit në miratimin e ligjeve.
Përfundimisht mund të themi se pavarësisht pengesave nga akterë me qëllime të caktuara, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të fillojë këtë vit!/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz