“Nuk e kisha parë kurrë presidentin të qante” – Modric flet për emocionet pas largimit nga Real Madrid

Pas largimit të tij historik nga Real Madrid, Luka Modrić ka ndarë një rrëfim prekës për lidhjen e tij të veçantë me presidentin Florentino Pérez, duke zbuluar emocione të forta që nuk ishin bërë publike më parë.
“Presidenti ka qenë shumë i rëndësishëm për mua, në radhë të parë sepse ai më solli këtu,” – tha Modrić. “Që nga ai moment, më ka treguar gjithmonë një përkujdesje të veçantë dhe më ka trajtuar shumë mirë.”
Kroati theksoi se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë thjesht profesionale:
“Tani mund ta them: më ka trajtuar ndryshe, kishte një dashuri të veçantë për mua.”
Por momenti më prekës i gjithë kësaj lidhjeje, sipas Modrić, ndodhi pas ndeshjes së fundit në fanellën e “Los Blancos”:
“Nuk e kisha parë kurrë presidentin të qante më parë. Kur pashë fotot, atëherë kuptova se ky njeri vërtet më do.”

Lexo edheUEFA e përjashton Crystal Palace nga Europa League
Lojtari legjendar, që kaloi më shumë se një dekadë në Madrid dhe fitoi gjithçka që kishte për të fituar, përfundoi me fjalë mirënjohëse:
“Do të jem përjetësisht mirënjohës për gjithçka që ai ka bërë për mua dhe për familjen time.”
Ky rrëfim prekës i Modrić-it konfirmon jo vetëm marrëdhënien e veçantë me klubin dhe presidentin, por edhe trashëgiminë e jashtëzakonshme që ai lë pas në historinë e Real Madridit./GazetaExpress/














