James Rodriugez ka folur pas ndeshjes Real Madrid-Bayern Munchen.
Ai e komentoi penalltinë që gjyqtari nuk e akordoi për Bayernin, përcjellë “Lajmi.net”.
“Penalltia? Unë nuk e pashë qartë, por fundja nuk është faji ai i Marcelos dhe i asnjë lojtari tjetër, nëse të tilla episode nuk shihen nga ata që janë për këtë punë”, deklaroi James.
“Fatkeqësisht, futbolli është edhe i tillë, por tani nuk kemi pse të demoralizohemi dhe të mendojmë për finalen e Kupës së Gjermanisë”.
“Tifozëria e Realit më duartrokiti? Ishte diçka e bukur sepse kjo do të thotë që kam bërë gjëra të mëdha”, shtoi ai. /Lajmi.net/