Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës mbrëmë ka pësuar humbje minimale 0:1 ndaj Qarabag në kuadër të ndeshjes së play-offit gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Jeton Beqiri u paraqit në konferencë për media dhe tha se skuadra e tij nuk është e dorëzuar përkundër rezultatit negavit në ndeshjen e parë, shkruan Indeksonline
“Humbëm, por nuk u turpëruam. Kemi humbur vetëm me 1:0, në Baku do të kërkojmë rezultat pozitiv”, u shpreh Beqiri
Kujtojmë që javën e ardhshme ndeshja e dytë zhvillohet në Azerbajxhan.
Shkëndija e Tetovës tashmë ka siguruar grupet e UEFA Conference League, por po kërkon të bëjë histori – për t’u kualifikuar në Champions./Indeksonline/