“Nuk dorëzohemi”, valon flamuri i hartës së Kosovës me simbole serbe në protestën në Beograd
01

Lexo edheVetura shkel një këmbësor në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Në një video të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, shihet duke valuar një flamur me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”, me hartën e përgjysmuar të Kosovës dhe simbole shtetërore serbe të vendosura në to, përcjell Gazeta Express.
Një hartë të ngjashme ditë më parë e ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilën mori reagime të shumta.

Lexo edheVetura shkel një këmbësor në lagjen Ulpiana të Prishtinës
Dy protesta të ndara – njëra e organizuar nga pronarë të ndërmarrjeve hotelierike dhe punonjës, tjetra nga anti-vaksinuesit – u mbajtën në kryeqytetin serb Beograd.
Ata u bashkuan më vonë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj trajtimit të qeverisë të pandemisë, siç raportohet nga mediat lokale. /Gazeta Express/