Jennifer Aniston, ikonë e padiskutueshme e stilit të flokëve (dhe e vetmja që me të drejtë mund të quhet mbretëresha e modelit “The Rachel”), sapo prezantoi një version të ri, modern dhe super të lezetshëm të prerjes që e bëri legjendë.

Po flasim për një “curve cut”, një stil i ri me shkallëzime të lehta që harkohen drejt fytyrës, duke krijuar një pamje super natyrale, të rafinuar dhe sikur ke dalë nga sezoni 6 i “Friends”.

Në një video të saj në Instagram, gjithë vëmendjen e morën flokët e Jennifer. Prerja më e re e Jen është përkufizimi i të dukurit yll pa shumë mundim: një kombinim mes një prerjeje “flutur” të zbutur dhe shtresave të lehta të stilit të viteve ’90. Me fjalë të tjera, nostalgji e kuruar me detaje.

Më e mira e gjithë kësaj? Ky model funksionon në çdo gjatësi dhe teksturë flokësh, nga gjatësia e shpatullave te flokët e gjatë dhe nuk ka nevojë për stilim të ndërlikuar. Nëse po kërkon një prerje të re dhe pa shumë nevojë për mirëmbajtje për verën 2025, Jennifer sapo ta dha idenë perfekte.