Norvegji, drerët pushtojnë tunelet për t’u mbrojtur nga i nxehti

“Është shumë nxehtë prej disa javësh në veri të Norvegjisë. Për pasojë kafshët strehohen në vende më të freskëta”, shpjegoi sot Tore Lysberg, një përgjegjës i “Statens Vegvesen”, agjencia qeveritare norvegjeze e ngarkuar me menaxhimin e rrugëve.
“Si drerët dhe bagëtitë strehohen në tunele dhe kudo që ka hije për të qëndruar në freski”, theksoi ai, përcjell Atsh.
“Rekorde të të nxehtit u regjistruan të mërkurën në rajonet më jugore të vendit, ku termometri ka arritur 31,2 gradë Celcius”, njoftoi Instituti Meteorologjik norvegjez.

Lexo edheJa cilat sëmundje lufton rrushi
Kjo zonë është aq e nxehtë sa që prej fillimit të vitit është përballur me 12 netë “tropikale”, që do të thotë se temperaturat natën janë mbi 20 gradë Celcius, sipas institutit meteorologjik.














