Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë zhvillim “lajm të mirëseardhur”, sidomos në një periudhë që ajo e vlerëson si të ndjeshme për vendin.
“Njohja nga Siria është lajm i mirëseardhur, veçanërisht në këtë kohë të vështirë për Kosovën. Ajo dëshmon se puna e përkushtuar dhe koordinimi i kujdesshëm me aleatët tanë vazhdon të japë rezultate konkrete”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka shtuar se rritja e njohjeve ndërkombëtare është një hap i rëndësishëm për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën globale.
“Çdo hap drejt rritjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është një fitore për qytetarët tanë dhe për të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh Çitaku.