back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeNjohja e Palestinës, Trump: Nuk jemi dakord me Starmer

Njohja e Palestinës, Trump: Nuk jemi dakord me Starmer

Të ngjajshme

Kryeministri Britanik Keir Starmer tha se ai dhe Donald Trump ishin plotësisht dakord mbi nevojën e një udhërrëfyesi paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.

Por në konferencën e mbajtur pas takimit dypalësh me liderin britanik, kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se nuk ishte dakord me njohjen e Palestinës nga disa shtete. Ndjekim deklaratat e dy liderëve lidhur me çështjen. 

“Unë dua që të marrë fund. Dua që pengjet të lirohen. Dhe mendoj se do të shkojë mirë. Por ka qenë një periudhë brutale. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur gjatë vitit apo dy viteve të fundit, por për dekada të tëra. Por ne duam që të marrë fund. Duhet t’i kthejmë pengjet menjëherë. Kjo është ajo që dëshiron populli i Izraelit. Ata i duan sërish në shtëpi. Dhe ne duam që luftimet të ndalen dhe do të ndalen. Por shumë gjëra të këqija kanë ndodhur, e dini! Hamasi tha se do t’i perdor pengjet si karrem. Do t’i vendosë përballë çdo sulmi. Dhe kjo është mjaft brutale. Nuk e kemi dëgjuar këtë për një kohë të gjatë. Kështu që duhet ta mbajmë mend këtë. Kam një mosmarrëveshje me kryeministrin Stermer për këtë çështje. Një nga mosmarrëveshjet tona të pakta në fakt”, tha Trump.

“Ne pajtohemi plotësisht me nevojën për paqe dhe një plan veprimi, sepse situata në Gaza është e patolerueshme. Pengjet janë mbajtur për një kohë shumë, shumë të gjatë dhe duhet të lirohen. Dhe ne kemi nevojë për ndihmë për të hyrë në Gaza me shpejtësi. Këtë do ta bëjmë brenda kontekstit të një plani për paqen, për të cilin po punojmë shumë. Dy ekipet tona po diskutojnë edhe për çështjen e njohjes. Edhe kjo është pjesë e asaj pakete të përgjithshme që shpresojmë të na çojë nga situata e tmerrshme në të cilën ndodhemi tani në rezultatin e një Izraeli të sigurt, të cilin nuk e kemi, dhe një shteti palestinez të qëndrueshëm”, tha Starmer.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz