Njohja e Kosovës diskutohet më 17 shtator në Parlamentin e Bosnjës
03

Lexo edheEmrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në ‘Lëvizjen e Re Demokratike të Kosovës’

Diskutimi për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës do të bëhet në një seancë të jashtëzakonshme me 17 shtator.
Kjo vjen pas kërkesës së anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, i cili kërkoi që Kosova të jetë pikë e seancës, njofton Klan Kosova.
Këtë e konfirmoi sot kryetari i Presidencës, Shefik Xhaferoviq, para gazetarëve duke njoftuar se kanë mbajtur konsultime në lidhje me kërkesat për seanca të jashtëzakonshme të kërkuara nga Komshiq dhe anëtari tjetër i Presidencës, Milorad Dodik, shkruan mediumi boshnjak “Dnevni Avaz”.

Lexo edheEmrat që do t’i bashkohen Vjosa Osmanit në ‘Lëvizjen e Re Demokratike të Kosovës’
Ky i fundit paraqiti një kërkesë për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshëm me një pikë të rendit të ditës mbi transferimin e Ambasadës së Bosnje dhe Hercegovinës nga Tel Aviv në Jerusalem.