BallinaLajmeNjohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Të ngjajshme

Fund dramatik i pjesës së parë, Barcelona prapë në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona e ka rikthyer sërish epërsinë ndaj Newcastle në...

Familja e bllokuar nga bora shpëtohet në zonën neutrale të kufirit Kosovë–Mal i Zi

Gjatë ditës së sotme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor...

28 minuta lojë, katër gola / Newcastle barazon rezultatin

Skuadra e Newcastle Unitedit ka barazuar rezultatin ndaj Barcelonës,...

Përsëri Elanga, Newcastle e barazon sërish rezultatin ndaj Barcelonës

Newcastle ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Barcelonës. Ishte përsëri...

Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte...

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe në botë, rritja e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës shihet si e domosdoshme. Institucionet e vendit kanë investuar rreth 450 milionë euro në sektorin e mbrojtjes gjatë periudhës së kaluar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë katër viteve të ardhshme planifikohen mbi një miliard euro për forcimin e kapaciteteve luftarake, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e industrisë ushtarake.

Modernizimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet një nga prioritetet kryesore për forcimin e mbrojtjes së vendit.

Pajisja me armatim modern, përgatitja profesionale e ushtarëve dhe zhvillimi i infrastrukturës ushtarake synojnë ta bëjnë ushtrinë gjithnjë e më të aftë dhe më të gatshme për përballimin e sfidave të sigurisë.

Investimi prej rreth 450 milionë eurosh në sektorin e mbrojtjes gjatë periudhës së kaluar konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ky angazhim pritet të rritet edhe më tej, pasi gjatë katër viteve të ardhshme planifikohen mbi një miliard euro investime për modernizimin e ushtrisë, avancimin e kapaciteteve luftarake dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

Në këtë kontekst, njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se rritja e investimeve në sektorin e mbrojtjes është e domosdoshme, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale në rajon dhe më gjerë.

“Rritja e investimeve në fushën e sigurisë tani është edhe nevojë, edhe kërkesë e rrethanave aktuale dhe e trendeve të zhvillimeve në botë dhe në rajon, të cilat pa mëdyshje imponojnë një dinamikë të shtuar për konsolidimin ushtarak të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si në aspektin taktik-operativ, ashtu edhe në atë strategjik”, theksoi Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë.

Ndërkohë, ekspertë të tjerë theksojnë se përveç rritjes së kapaciteteve, vendi duhet të fokusohet edhe në zhvillimin e industrisë ushtarake.

“Krahas rreziqeve dhe kërcënimeve, ekziston nevoja për pajisje dhe armatim të ri, si dhe për zhvillimin e industrisë ushtarake, për të cilën u diskutua edhe në takimin e gjeneralëve nga marrëveshja trilaterale ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Kjo tregon një përkushtim të shtuar për sektorin e sigurisë, në veçanti për FSK-në”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Deri më tani, Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me disa lloje armatimi dhe pajisjesh moderne ushtarake, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe vendet e NATO-s. Këto përfshijnë mjete të blinduara, dronë luftarakë, sisteme kundërtanke dhe artileri moderne, ndërsa pritet edhe ndërtimi i një fabrike të municionit./rtk/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz