back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjoftimi i Bashkësisë Islame për faljen e Fitër Bajramit

Njoftimi i Bashkësisë Islame për faljen e Fitër Bajramit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj 2021, kurse dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte më 13 maj 2021.

Siç njofton BIK, për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.

Tutje është bërë e ditur se falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në orën 05:53 ndërsa, Xhamitë do të hapen vetëm 15 min para faljes së namazit të Bajramit.

“Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid.

Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë.

Poashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizoj pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

Të Fundit

Sport

ShowBiz