back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeNJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI

NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI

Të ngjajshme

FTESE PËR PJESEMARRJE

Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë, e që do t’u ofrohen njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR).

Vlera e parashikuar e kontratës: 447,125.00 €. Kohëzgjatja e shërbimit: 12 muaj duke filluar nga muaji i pare pas nënshkrimit të kontratës, me mundësinë e një zgjatjeje tremujore.

Qendra Administrative e Intendencës njofton kompanitë e interesuara se është qëllim i Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR – KOSOVO) të vazhdojë me perzgjedhjen e shërbimit të qirasë së automjeteve pa shofer për të përmbushur nevojat e lëvizshmërisë së Komponentëve/Njesive të saj, sipas menyres dhe brenda afateve të cekura më poshtë.

Karakteristikat e Automjeteve

Kontingjenti italian kërkon të paktën:

– 2 (dy) automjete pasagjerësh komercialë në kategorinë SUV “Premium”, të referuara si Grupi “A”;

– 42 (katerdhjetë e dy) automjete pasagjerësh komercialë (sedan/pickup/SUV/crossover kompakt me 3 vëllime), nga të cilat të paktën 3 janë automjete pickup, të referuara si Grupi “B”;

– 2 (dy) automjete tregtare të tipit furgon me karroceri të mbyllur për transportin e materialeve, të referuara si Grupi “C”;

– 3 (tre) automjete tregtare pasagjerësh për transportin kolektiv të të paktën 15 pasagjerëve, siç janë minibusët, të referuara si Grupi “D”;

– 5 (pesë) automjete tregtare pasagjerësh të kombinuara për transportin e përzier të materialeve dhe pasagjerëve, me deri në 9 vende, të referuara si Grupi “E”.

Shërbime shtesë të detyrueshme

Në tarifën/qmimin mujorë të qirasë përfshihen:

– mirëmbajtje e zakonshme dhe e jashtëzakonshme e nevojshme për funksionimin e duhur të automjetit;

– inspektimi periodik i automjetit;

– ndihmë/asistence rrugore me zëvendësimin e automjetit në të gjithë zonën operative (Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë);

– zëvendësim i gomave (me heqje dhe montim), duke përfshirë gomat e dimrit;

– pajisjet në makine (fikës zjarri, xhaketë me dukshmëri të lartë, komplet fryrjeje gomash nëse nuk përfshihet goma rezervë, trekëndësh paralajmërues);

– disponueshmëri e menjëhershme e një automjeti zëvendësues në rast të mosfunksionimit të automjetit me qira;

– menaxhim i plotë administrativ dhe tatimor;

– mbulim gjithëpërfshirës sigurimi (llojit “kasko”), për mbulim të plotë në rast të një aksidenti rrugor ose dëmtimi të automjetit;

– menaxhim administrativ dhe procedural i kërkesave;

– emërimi i një personi të dedikuar kontakti për të gjitha nevojat operative dhe administrative që lidhen me kontratën dhe menaxhimin e shërbimit.

Dorëzimi i Automjetit

Dorëzimi i automjetit duhet të bëhet në bazën “Camp Villaggio Italia” (CVI) në Belo Polje, Pejë, dhe në bazën “Camp Film City” (CFC) në Pristinë, varësisht nga njësia e destinacionit të automjetit të marrë me qira.

Kërkesat për Pjesëmarrje

Kërkesat për Pjesëmarrje

Kompanitë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme do të pranohen për të marrë pjesë në procesin e prokurimit/gares:

  1. përshtatshmëria profesionale:
    1. të qenit i regjistruar në listën e kompanive të autorizuara për të ofruar profesionalisht shërbime per qira makinash;
    1. të mos ketë pasur një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme të përjashtimit:
    1. që ka kryer, përfshirë edhe nëpërmjet organeve të saj korporative, shkelje të rënda në çështjet penale, civile dhe administrative;
    1. shkelje të rënda profesionale;
    1. të qenit në gjendje falimentimi, likuidimi gjyqësor, likuidimi të detyrueshëm ose ne marreveshje falimentimi/likuidimi.
  2. kapaciteti ekonomik dhe financiar: duke arritur në tre vitet para kerkeses per pjesemarrje ne tender/gare një xhiro totale specifike (për kryerjen e një aktiviteti të ngjashëm) prej të paktën 500,000.00 €.

Për t’u pranuar në procedurën e tenderit/gares, kompanitë e interesuara duhet të demonstrojnë se i plotësojnë kërkesat e lartpërmendura duke paraqitur dokumentacion mbështetës të përshtatshëm dhe te parapare.

Kriteret per perzgjedhje të Kontratës

Kriteri i perzgjedhjes së kontratës për shërbimin, është oferta ekonomikisht më e favorshme, e përcaktuar bazuar në raportin më të mirë cilësi/çmim. Për këtë qëllim, ofertës ekonomike (çmimit) do t’i caktohet një vlerë maksimale prej 30 pikësh, ndërsa ofertës teknike (cilësisë dhe karakteristikave e automjeteve të ofruara) do t’i caktohet një vlerë prej 70 pikësh.

Kushtet dhe Afatet për Shprehjen e Interesit

Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e tenderit/gares deri në orën 10:00 të 26 shtator-it 2025, duke dërguar një kerkese të shkurtër në adresën e mëposhtme të email-it: [email protected][email protected]

Email-i duhet të përmbajë tekstin e mëposhtëm:

Me anë të këtij teksti komunikojmë interesin formal të Kompanisë _________________________________ 1) për të marrë pjesë në procedurën e tenderit/gares të shpallur për caktimin e shërbimit të qirasë së automjeteve pa shofer, që do t’u ofrohet njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Ftesa për procedurën e tenderit/gares mund të dërgohet në adresën e mëposhtme të email-it: ___________________________ (2). Numri i telefonit të personit kontaktues të kompanisë, të cilit mund   t’i  kërkohen  informacione   ose sqarime  është

_______________________(3)”

Shenim per perpilim:

(1) Ju lutemi   shkruani emrin e kompanisë dhe kodin fiskal;

(2) Ju lutemi cekni adresën e email-it në të cilën dëshironi të merrni ftesën për të paraqitur një ofertë;

(3) Cekni numrin e telefonit të personit të kontaktit të kompanisë.                                                                                   

Dokumentet e mëposhtme duhet t’i bashkëngjiten email-it të mësipërm:

– Certifikatë regjistrimit te biznesit prane ARBK-se në te cilen ceket mundesia e ofrimit, si kompani e   autorizuar, e qirasë së makinave, lëshuar nga Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Biznesit (Certifikata  e ARBK-se);

– Vertetimin Tatimor te leshuar nga sistemi online i ATK-se:

Gjuhet e perdorura

Italishte/Shqip

Shenim i pergjithshem

Duke pasur parasysh qëllimin informues të këtij njoftimi, ky Autoritet Kontraktor rezervon të drejtën për të ftuar operatorët ekonomikë që gjenden ne Regjistrin e Furnizuesve ne posedim, të cilët nuk kanë paraqitur një përgjigje ndaj kësaj kërkese.

Përgjegjës për procedurën e fazës së perzgjedhjes

Shefi i Sherbimit Administrativ pro tempore, e qe sot identifikohet me:

Nenkolonel  com. Marco CAROLLO  (e-mail: [email protected])                                                 

Kontakti per infomata dhe pyetje

    [email protected] –  [email protected]

PERGJEGJESI PER FAZEN E PERZGJEDHJES

Nenkolonel  com. Marco CAROLLO

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz