Njoftim për aplikim për grante për bunare në Skënderaj

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimi Rural (DBPZHR) – Komuna Skenderaj në bashkëpunim me organizaten Islamic Relief, njofton të gjithë fermerët e interesuar të për të aplikuar për puse (bunarë) për ujitjen e tokave bujqësore por edhe për ujë të pijshëm.
1. Kriteret për aplikim
Aplikuesit duhet të kenë letërnjoftimin e Republikës së Kosovës;
Të jenë banorë të Komunës së Skenderajt;
Të merret me bujqësi të ketë të mbjellura në fushë të hapur dhe në serra;
Të kenë gatishmëri për participim;
Përparësi do të kenë fermerët që nuk kanë burim të ujit për ujitjen e tokave bujqësore;
Në kushte të barabarta përparësi do të kenë ata të cilët dorëzojnë aplikimin të parët;
2. Participimi i fermerëve sipas projekteve në përqindje (%)
Për puse (bunare), participimi do të jetë 15%
3. Aplikacionet mund të merren dhe të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë nga DBPZHR, të cilët mund t’i merrni fizikisht në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Kati 1.

Lexo edheFtesë për aplikim për trajnime për pemë dhe perime për Fermerët e Skenderajt
4. Do të konsiderohen për mbështetje me grante vetëm aplikacionet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë njoftim publik, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas njoftimit.
Vërejtje:
Nga kjo mbështetje do të përfitojnë 52 fermerë, ndërsa në rast që teprojnë mjete financiare do të përfitojnë edhe më shumë fermerë.
• Aplikimi fillon nga data 15.02.2021 dhe mbaron me datë 26.02.2021 deri në ora 16:00.














