Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur të krijojnë një Këshill Organizues për koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale, transmeton lajmi.net.
Në vendimin e përbashkët të OVL-UÇK, SHIL-UÇK dhe SHFD-UÇK, Këshilli do të përbëhet nga përfaqësues të kategorive të ndryshme të dala nga lufta, përfshirë:
-
Hysni Gucati – OVL-UÇK
-
Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK
-
Xhavit Jashari – SHFD-UÇK
-
Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare
-
Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
-
Sokol Poga – OVL-UÇK, Tiranë
-
Agim Çeku
-
Lahi Brahimaj
-
Shukri Buja
-
Ahmet Isufi
-
Rahman Rama
-
Nuredin Lushtaku
-
Abdyl Mushkolaj
-
Latif Gashi
-
Rustem Berisha
Vendimi parashikon që në ditët në vijim përbërja e Këshillit Organizues të plotësohet me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.
Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe zbatohen nga të gjitha strukturat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, duke siguruar një organizim të unifikuar dhe solemn përkujtues të kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar./lajmi.net/