back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNjihuni me fshatin në Shqipëri ku jeton vetëm një familje

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku jeton vetëm një familje

Të ngjajshme

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...
- Advertisement -

Fshati Mumajes ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Tiranës. Më herët në këtë fshat jetonin 35 familje, ndërsa sot vetëm një.

Shuqurie Ndreu, banore e këtij fshati thotë se të gjitha familjet kanë ikur. “S’ka asnjë familje, dritat i kanë prerë, ujin po ashtu. Shkojmë në burim që të marrim ujin e pijshëm. Për të larë përdorim pusin e shtëpisë”, thotë e moshuara.

 

 

85- vjeçari Elez Allmuça, edhe pse prej vitesh rikthehet për tu kujdesur për shtëpinë ku ka kaluar fëmijërinë.

“Nuk jetohet këtu. Ujë nuk ka. Vij për qejf, për të parë shtëpinë e vjetër. Jam rritur këtu”, thotë Allmuça i keqardhur.

Por ky nuk është fshati i vetëm i braktisur.

“Shqipëria ka patur rreth 3 mijë fshatra. Nga sondazhi që kemi bërë, rreth 500 fshatra janë moshuar totalisht dhe nuk kanë më familje”, shprehet, Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agroturizmit.

Sipas Rrapajt, braktisja e fshatrave ka prekur edhe projektin e 100 fshatrave.

“Vërtetohet më mirë shqetësimi jonë, sepse edhe tek programi “100 Fshatrat”, ka fshatra që kanë shumë pak familje të cilat kanë një potencial të madh për turizmin dhe agro-turizmi. Nëse sot mundësitë janë për 100 fshatra, nesër do të jenë për më shumë, e nëse sot duhen dhjetëra milionë euro për t’i vënë në funksion, do të na duhen qindra milionë me vonë për t’i vënë në funksion që ka mundësi të mos i gjejmë dhe këto fshatra të braktisen përfundimisht”, thotë Rrapaj.

Sipas projeksioneve të INSTAT, popullsia e Shqipërisë gjatë viteve në vijim , pritet të pakësohet me 36 mijë banorë./t.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz