back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeNjëri nga kandidatët për Kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale tërhiqet nga...

Njëri nga kandidatët për Kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale tërhiqet nga gara, por edhe nga partia

Të ngjajshme

Edhe pse kanë mbetur një muaj deri tek zgjedhjet lokale në vend, njëri nga kandidatët për të parin e Gjilanit ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Bëhet fjalë për kandidatin e Listës Guxo, Ilir Poroshtica.

Poroshtica ka vendosur që të tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit, duke u arsyetuar se ka të bëjë me arsye personale.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit. Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht. Me shumë keqardhje për votuesit”.

Ndryshe në Gjilan janë në kandidim: Alban Hyseni nga Vetëvendosje, Riad Rashiti nga PDK, Arbër Ismajli nga LDK dhe Nazim Gagica nga AAK.

Mbetet të shihet se a ishin vërtet arsyet personale që çuan tek tërheqja e Poroshticës, apo më mirë u bie të përkrahin një kandidat, atë të VV-së duke pas parasysh bashkëpunimin që kanë Guxo e VV në nivel qendror./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz