back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaNjerëzit e trashë jetojnë më gjatë

Njerëzit e trashë jetojnë më gjatë

Të ngjajshme

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Çka përfshinin 4 amendamentet e Osmanit për zgjedhjen e presidentit nga populli

Gjithsej 4 amendamente i dërgoi presidentja Vjosa Osmani në...

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa” më 2007, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim lirues...

Po luanin bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit...

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën e Asociacionit mjekësor amerikan thotë që njerëzit që kanë peshë të tepërt trupore në fakt jetojnë më gjatë. Bëhet fjalë për hulumtimin gjithëpërfshirës për atë se si ndikon pesha në jetëgjatësi. Në hulumtim kanë marrë në shqyrtim më shumë se 100 hulumtime të mëhershme, me të cilat janë përfshirë 2.880.000 njerëz dhe 270.000 raste të vdekshmërisë në botë. Megjithatë, sipas parametrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë peshë normale konsiderohet kur keni indeks të masës trupore në mes 18,5 dhe 24,9, derisa persona të trashë konsiderohen, indeksi i masës trupore i të cilëve është në mes 25 dhe 29,9, ndërsa persona obesë ata me indeks të masës trupore 30 dhe më shumë. Hulumtimi është marrë me atë se sa gjatë kanë jetuar njerëzit, çfarë shëndeti kanë pasur kur kanë vdekur dhe si kanë vlerësuar kualitetin e jetës së tyre. Njerëzit e trashë, është treguar që kanë pasur pesë për qind shkallë më të ulët të vdekjes së parakohshme se ata me peshë normale. Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë treguar që pesha e tepërt trupore ka përparësitë e veta. Rezultate të ngjashme janë komunikuar edhe pas hulumtimit të vitit 2005, por shumica kanë qenë skeptik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz