BallinaLajme“Njëra nga veturat kaloi në shiritin e kundërt dhe përplasi automjetin” –...

“Njëra nga veturat kaloi në shiritin e kundërt dhe përplasi automjetin” – Policia jep detaje nga aksidenti ku vdiq 26 vjeçarja në Leposaviq

Të ngjajshme

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...

Aksident në afërsi të kazermës së FSK-së në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një...

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Në lidhje me këtë aksident, Policia e Kosovës, përmes një komunikate lëshuar për media ka thënë se kanë qenë të përfshira dy automjete civile, një me targa vendore dhe një me targa të huaja.

Policia ka thënë se bazuar në hetimet fillestare, njëra nga veturat dyshohet të ketë kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt.

“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime: dy shoferët dhe tre pasagjerë. Fatkeqësisht, njëra nga pasagjeret, i identifikuar me inicialet V. M. (1999), ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës Veri, rreth orës 20:30 trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme ligjore. Njësitë kompetente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Çdo pakujdesi në trafik mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz