back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaOpinioneNjëqind ditë mashtrim!

Njëqind ditë mashtrim!

Të ngjajshme

Njëqind ditë mashtrim!

Shkruan Arbërie Nagavci

U bënë 100 ditë të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit, 100 ditë që kur 8200 hektarë tokë ju dhanë Malit të Zi.

80 deputetë të Kuvendit i thanë po miratimit të demarkacionit e të gjithë ata duke filluar nga Kryeministri Haradinaj e Thaçi na thonin se demarkacioni do të korrigjohej sipas raportit të Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Bulliqi, na thonin se do të bëhej shumë shpejtë liberalizimi i vizave.

Nuk ndodhi as njëra e as tjetra, s’ka asnjë hap drejtë rishikimit të marrëveshjes së demarkacionit Meha, asnjë veprim për “korrigjim” të vijës kufitare, asnjë hap para drejt liberalizimit të vizave, asnjë fjalë nga deputetët që ishin shumë të zëshëm kur mbroni mashtrimin që u bëhej qytetarëve më fjalët për vizat e integrimet euroatlantike.

Njëqind ditë pas votimit të demarkacionit, Kosova vazhdon të jetë larg rrugës së BE-së, përderisa Serbia sigurtë po vazhdon proceset integruese.

Se Thaçi është përgjegjësi kryesor për këtë mashtrim s’ka asnjë dyshim, mund të ketë pasur ndonjë dilemë se mos Haradinaj ishte naiv dhe se edhe këtë herë u mashtrua, por as për atë më s’ka dilema, edhe ai vetëdijshëm u bë pjesë e mashtrimit. Haradinaj prej njërit nga pjesëtarët e opozitës që 205 mijë nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtuan demarkacionin i solli në Kuvend , u bë vullnetarisht pjesë e këtij mashtrimi.

Për Haradinajn mund të ketë vetëm një dilemë, mashtroi atëherë sa për të ardhur në pozitë, apo po mashtron tani vetëm për të mbetur në pushtet, të dyjat janë të mundshme e duket se të dyjat janë të vërteta.

Sot, njëqind ditë pas votimit të demarkacionit kemi 8200 hektarë tokë më pakë, kemi heshtje të gjithë atyre fjalëshumtëve që nuk hezitonin të thonin se liberalizim të vizave do të kemi në këtë qershor, kemi një mashtrim e një tradhëti më shumë në historinë tonë.

P.S. Në foton më poshtë Liqeni i Kuqishtës ose Liqenati i Madh, gjysma e këtij liqeni është vetëm një nga pjesët e bukura e strategjike të Kosovës që tashmë i është falur Malit të Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz